Vaksinat mbështeten nga dekada kërkimesh mjekësore. Ato punojnë duke përgatitur sistemin imunitar të trupit për të njohur dhe mbrojtur kundër një sëmundjeje specifike. Vëllimi i informacionit të disponueshëm në lidhje me vaksinimin mund të jetë dërrmues, prandaj është e rëndësishme të flasim për ktë gjë.

Është normale të keni pyetje në lidhje me vaksinat dhe të dëshironi të merrni vendimin e duhur për ju dhe të dashurit tuaj. Nëse dikush që njihni, një mik, anëtar i familjes ose koleg bën pyetje ose shpreh shqetësim për vaksinat, dëgjojini, pranoni ndjesitë e tyre dhe ofroni informacion të saktë nëse mundeni. Jini të gatshëm të sugjeroni burime informacioni të sgurta nëse duan të mësojnë më shumë.

Dëgjoni me empati: Filloni duke dëgjuar me empati ata që kanë pyetje rreth vaksinimit. Mos i hidhni poshtë dhe pranoni se si ndihen (është në rregull të kesh pyetje ose të duash më shumë informacion përpara se të kryesh një vaksinë).

Bëni pyetje të hapura: Bëni pyetje të hapura, të tilla si “Çfarë keni dëgjuar për vaksinat e COVID?” ose “Pse ndihesh kështu?”. Këto pyetje kanë përgjigje të ndryshme nga “po” ose “jo” dhe mund t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë shqetësimet e tyre, dhe gjithashtu mund të ndihmojnë personin tjetër të punojë me mendimet e tij.

Ndani informacione të besueshme: Kur nuk e dini përgjigjen ose nëse nuk jeni të sigurt se si t’i trajtoni shqetësimet e tyre, kërkoni informacione. Kërkimi i tyre mund t’i bëjë ata më të gatshëm t’ju dëgjojnë në vend që të ndihen sikur po u jepni atyre informacione të padëshiruar. Ju mund të vizitoni faqen e internetit të OBSH-së për të gjetur përgjigje për pyetjet e zakonshme mbi vaksinimin, vaksinat COVID-19 dhe sigurinë e vaksinës COVID-19.

Eksploroni arsyet pse dëshironi të vaksinoheni: Ndani arsyet pse dëshironi të vaksinoheni si dhe përvojën tuaj të vaksinimit. Flisni me ta se si vaksinimi kundër COVID-19 mund të ofrojë një rrugë kthimi drejt normalitetit. Shpjegoni përfitimet e vaksinimit, nëse mund të vizitoni përsëri familjen dhe miqtë, të ktheheni në zyrë, t’i ktheni fëmijët në shkollë, të kaloni kohë me shokët e klasës ose ndërveprime dhe aktivitete të tjera që janë tensionuar për shkak të COVID-19.

Një sërë organizatash brenda dhe jashtë sektorit të shëndetësisë luajnë një rol jetik në ndarjen e informacionit të saktë rreth vaksinimit dhe përfitimeve të tij. Pothuajse të gjithë mund të luajnë rolin e tyre duke ditur bazat e vaksinimit dhe burimet e besueshme për më shumë detaje, si dhe duke shprehur hapur entuziazmin për vaksinimin.

Një nga mënyrat më të mira për të adresuar shqetësimet e njerëzve në lidhje me vaksinimin është t’i referoni ata tek dikush që besojnë. Mos harroni se këto shqetësime mund të jenë emocionale për njerëzit dhe prekin çështje jashtë shkencës, të tilla si përvojat e tyre personale dhe perceptimet e tyre për trajtimin e dobët ose të padrejtë në të kaluarën. Mos i mbingarkoni njerëzit me fakte dhe informacione. Në vend të kësaj, pranoni perspektivat ose përvojat e tyre dhe flisni me motivimet e tyre, jo atë që mendoni se duhet të dëgjojnë. /WHO

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re