Studentët vazhdojnë sot sërish protestën e tyre për të 11-tën ditë me radhë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ata kanë refuzuar sërish thirrjet për dialog dhe kanë paralajmëruar sërish se nuk do të heqin dorë pa ia arritur qëllimit të tyre.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama se ata mund të qëndrojnë edhe 10 vite para kryeministrisë, studentët i kthyen përgjigje se për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre nuk do u duhet të qëndrojnë shumë gjatë.

“Zoti kryeministër ti na ke thënë se qëndroni edhe 10 vite po deshët, por jam i sigurtë se nuk do na duhet shumë dhe ti do t’i plotësosh kërkesat tona”, u shpreh njëri nga studentët, ndërsa të tjerët shpërthyen në duartrokitën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re