Shoqata e ndërtuesve reagoi ashpër në fund të vitit të kaluar ndaj një vendimi të qeverisë për të konfiskuar vetëm me VKM dhe pa vendim gjykate ndërtimet pa leje në vend. Shoqata vendosi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar këtë VKM, por rrugës gjithçka ndryshoi.

Fillimisht ishte një status i kryeministrit Rama që e atakoi Shoqatën e Ndërtuesve dhe bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga vendimi i Qeverisë.

“Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që GJK të mos lajthisë!”– shkruante Rama në rrjetet sociale.

Pak ditë më vonë, Shoqata e Ndërtuesve duket se u “zbut” nga kërcënimi i kryeministrit dhe bëri të ditur se do ta shqyrtojë edhe njëherë vendimin për ta vijuar çështjen në Kushtetuese.

“Vendimi i ankimimit është marre pa ndjekur procedurën e rregullt që kemi. Prandaj, kemi kërkuar tërheqjen e ankimimit dhe rifutjen e kësaj çështjeje në procedurën e rregullt të diskutimit dhe të vendimmarrjes sonë”- deklaroi Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë në 16 dhjetor.

Pyetja që ngrihet tani është: për çfarë interesash shoqata brenda një kohe të shkurtër vendosi të ndryshojë qëndrim për një çështje kaq të rëndësishme si konfiskimi i pronave me vkm?

Një pjesë e ndërtuesve, anëtarë të kësaj shoqate, marrin edhe tendera publikë dhe me të drejtë pyetja që ngrihet është: a u kërcënuan ata që të tërhiqeshin nga padia në këmbim të vijimit të marrjes së këtyre tenderave?

Këto pyetje duhet të marrim përgjigje nga vetë kjo shoqata, tani që një padi e opozitës po shqyrtohet në Kushtetuese dhe po zvarritet nga gjykata me manovra prpoceduriale./bw

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re