Zhvillime të papritura në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë futur në seli, për të zhvilluar një mbledhje.

“Unë nuk i kam asnjë faj askujt, më thanë do të tërheqim zvarrë, le të vinë këtu, nuk i kam frikë”, tha një përfaqësuese e cila duket se mbështet Lulzim Bashën.

Ende nuk është e qartë se çfarë po ndodh, por mbështetësja e Bashës pretendon se është tërhequr zvarrë nga mbështetësit e Berishës.

Kujtojmë se në PD aktualisht janë duke u zhvilluar dy mbledhje.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re