Ledjan Imeraj, djaloshi shqiptar që humbi jeten tragjikisht në Itali, do të prehet në Shqipëri ditën e premte.

 

Natën e 31 dhjetorit të kaluar, i riu 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit që ra në strukturën e të miturve të huaj të pashoqëruar që ndodhet në Santa Caterina në Prato.

 

Prokuroria e Udines ka dhënë lejen për varrimin dhe largimin e trupit të djalit. Autopsia e trupit të 17-vjeçarit është kryer javën e kaluar.

 

Ledjani qëndronte në një qëndër komunitare në zonën e Friulit prej shtatorit të 2022. Natën vonë në 31 dhjetor, në këto ambjente ra zjarr.

 

Zjarrëfikësit shpëtuan 11 persona, nga të cilët dy persona u plagosen, njeri prej të cilëve një djalosh me origjine afrikane  që ishte shok dhome me 17-vjecarin shqiptar.

 

Fatkeqësisht Ledjani nuk mundi të nxirrej I gjallë.

 

E gjithë ngjarja e rëndë do të hetohet për vdekje nga pakujdesia.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re