Skip to content

Lefter Koka i përgjigjet ish-kolegut të LSI: Lindët si parti mllefi, jeni grusht njerëzish të etur për para

Ish-deputeti i LSI-së, Lefter Koka i është përgjigjur Petrit Vasilit që e akuzoi si të përfshirë në koncesionet e incineratorëve.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Koka shkruan se LSI lindi si parti inati e mllefi dhe ndër vite tregoi se jo vetëm nuk kishte program e vizion, por se është partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para.

Reagimi i Kokës:

Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë!

Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them. Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion , por jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë.

Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju!
Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni !
Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet!

Ditën e sotme gjatë një konference për shtyp, Petrit Vasili akuzoi ish-Ministrin Lefter Koka si të përfshirë në aferat e incineratorëve të Elbasanit, sipas Vasilit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb