Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Lefter Koka, ka uruar ish-kryeministrin Fatos Nano për ditën e tij të lindjes duke kujtuar kohën kur ai ishte Kryetar Bashkie.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Koka, shkruan se nuk ka 16 shtator që ai mos të kujtojë vlerat e ish-kryetarit të PS.
Postimi i Plotë:
“Çdo 16 Shtator nuk mund të kalojë për mua, pa kujtuar vlerat e çmuara dhe largpamësinë e Fatos Nanos. Gëzuar ditëlindjen.
Fatosi mbështeti fort falë vizionit që pati shoqërinë e hapur demokratike!
Më mirë se kushdo ka ditur të delegojë pushtet, udhëhequr nga filozofia e tij personale ku dominimi i tolerancës, modestisë dhe bashkëpunimi ishin urat lidhëse edhe me besimin që ai i dha brezit të ri socialist!
Fatosi kontribuoi pa u lodhur në zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë, ndaj të gjithë ne; miq, bashkëpunëtorë e socialistë do t’i jemi ngahera mirënjohës!
Ditë të bekuara paç miku im”, shkruan Koka.