Vitin e kaluar Lefter Maliqi doli kundër kryetarit të partisë ku bën pjesë dhe pranoi mandatin e deputetit, ndonëse opozita i dogji ato. Lefter Maliqi nga lista e PD dhe deputetët e tjerë, u cilësuan si “tradhtarë”, ndërsa duket se tashmë ai është penduar për këtë vendim të tij.

Teksa ishte i ftuar në Report Tv, Maliqi tha se do të bashkohet me koalicionin PD-LSI ose në të kundërt do të heqë dorë nga politika.

“U bë një vit e ca që unë kam pasur kontakte me drejtues të forcave politike. Unë kam qenë tek LSI dhe PD në struktura. Kam thënë dhe e them sot janë tre forca politika PS, PD dhe LSI.

Lefter Maliqin ose do ta shikosh te koalicioni PD-LSI ose nuk do ta shikosh fare të merret me fushatë elektorale, do shikoj dhe unë të ardhmen time duke qenë i zhgënjyer nga politika për shkak të sistemit.

Mua më interesin që PD-LSI pavarësisht se kam pakënaqësitë e mia, që të kenë jnë marrëveshje stabël, sepse opozita e bashkuar i çon drejt fitores. Nëse ka përçarje mes PD dhe LSI është e vështirë fitorja nga koalicioni opozitar”, u shpreh ai, ndërsa foli edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Unë kam pasur vlerësime maksimale për Sali Berishën, por pavarësisht se ka ikur nga drejtimi i PD luan një rol të rëndësishëm në opozitën e bashkuar.

Nuk besoj në një prishje të koalicionit mes PD dhe LSI sepse ka një krizë mosbesimi midis LSI dhe PS që është shumë e madhe. Në 2017 për shkak se LSI ishte jashtë PD bëri të mundur fitoren e PS.  Rama ishte sulmuesi kryesor i LSI në fushatë”, deklaroi deputeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re