Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, shprehet se LSI do të arrijë një rezultat spektakolar në këto zgjedhje.

Teksa publikon foto nga takimet me qytetarët në Facebook, Maliqi shprehet: “Në qarkun e Beratit, nuk ka pushim fundjave, pasi askush nuk do që të humbasë asnjë sekondë kohë për të kapur ndryshimin jetik të jetës dhe të ardhmes në Shqipëri.

Jemi të gjithë bashkë natë e ditë për të përqafuar fitoren e sigurtë të Opozitës së Bashkuar më 25 Prill, fitore që i përket vetëm shqiptarëve dhe Shqipërisë. Berati i jep bekimin fitores së madhe me 3 mandate LSI-së drejt 25 Prillit tonë!

Të gjithë këta njerëz nuk kanë dyshim për vendimin që kanë marrë prej shumë kohësh tashmë, dhe keqqeverisja e Rilindjes ia ka bërë shumë të lehtë vendimin!”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re