Lefter Maliqi thotë se socialistët janë të zhgënjyer nga qeveria Rama. I ftuar sot në emisionin Repolitix në Report TV, Maliqi është shprehur se Ramën e njihte mirë nga afër dhe mendon për të se është frikacak.

Më tej ai u shpreh se socialistët tashmë duan më shumë Sali Berishën se Ramën që e kanë kryetar partie.

“Ramën e njoh mirë nga afër, është frikacak. Është i pabesueshëm, edhe te marrëveshja e 2017 ka dicka që Basha kërkon ndjesë tani. Socialistët thonë të keqen e Saliut, se bëri rrugët, dyfishoi pensionet. Janë të zhgënjyer nga Rama. Ky nuk po bën asgjë. Rama nga ne (opozita e re në Kuvend) ka mbi 10-15 deputetë” tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re