Deputeti Lefter Maliqi, ka publikuar foto nga takimi që ka mbajtur sot me disa banorë të Beratit, ku ka hedhur edhe thumbime ndaj qeverisë.

Maliqi thotë se Rilindja është shuar që pa lindur, ndërsa pretendon se shqiptarët do të ndriçohen nga vullneti i pashtershëm i opozitës.

Sipas tij, dielli i Shqipërisë do të lindë nga perëndimi më 25 prill.

Rilindja është shuar që pa lindur, shqiptarët dhe Shqipëria meritojnë të ndriçohen nga vullneti i pashtershëm i Opozitës së Bashkuar.

Takime pa fund ditë e natë, për fitoren e garantuar që nis me 3 mandatet që i jep Berati LSI-së.

Jemi shumë dhe të fortë, të gjithë bashkë për Shqipërinë, Shtëpinë tonë.

Dielli i Shqipërisë lind nga Perëndimi më 25 Prill”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re