Deputeti Lefter Maliqi ka treguar mbrëmjen e sotme se kur Erion Braçe ishte përfaqësues i PS në Berat është lëvizur nga Rama pasi ishte mundur në të treja komunat.

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Maliqi është kapur me analistin Arjan Curri pasi ky i fundit i ka thënë se komandant policie e kishte bërë Braçe. Por menjëherë ia ktheu Maliqi i cili shtoi se komandant e kishin bërë aftësitë e veta, ndërsa i bëri dhe një thirrje Currit.

‘Unë kam dal në debat me Braçen dhe e kam mundur… Pyete Braçen pyete pse ike nga Berati. Pyete thuaji…’, u përgjigj Lefter Maliqi, ndërsa më vonë tregoi dhe arsyen ‘E kam mundur Braçen në të treja komunat dhe e hoqi Rama nga Berati e coj në Fier.’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re