Lefter Maliqi ka dhënë një lajm të trishtë që nuk pritej.

Teksa foli për situatën politike në vend ai tha se nuk do të jetë në takimin e radhës të Sali Berishës në Berat pasi nënvizon se tani është me LSI-në dhe se nuk do të ndryshojë më forcë politike.

“LSI-ja për mua është shtëpia ku e nisa dhe aty dua ta mbaroj.

Nuk diskutohet që unë kam idhull Sali Berishën dhe kam mirënjohje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë kur unë kam qenë deputet dhe kryetar i pushtetit vendor në zonën e Beratit që ka ngelur me ato investime.

Sigurisht mbase nuk do të jem i pranishëm në Berat por jam me atë dhe do të shkojnë mbështetësit e mi që kanë votuar PD në takimin që do të bëhet në qarkun e Beratit dhe mezi pres që të bëhet ndryshimi brenda opozitës”, tha Lefter Maliqi. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re