Deputeti i opozitës parlamentare ka nisur fuqishëm fushatën elektorale me takime të shumta. Lefter Maliqi së fundmi ka zhvilluar një takim me banorët e qarkut Berat.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook vetë Maliqi, shprehte se banorët nuk i takon si politikan por si bashkëqytetar i tyre i cili u premton një garanci për ditë më të mira.

Deputeti shprehet se ka një mbështetje nga qytetarët dhe se ky është vetëm fillimi i një misioni që është lënë përgjysmë.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Kënaqësi të rikthehem në vendlindje dhe të takohem me të gjithë qytetarët e qarkut Berat, një e nga një, ti flas e të fitoj shpresën në sytë e tyre.

Nuk i takoj si politikan që i kërkon votën, por si bashkëqytetar i tyre që i jep garanci për ditë më të mira.

Takime intensive më të rinj e të reja, me gra e burra, me gjyshër, për të shkuar drejt fitores spektakolare ne qarkun Berat, por jo vetëm.

Fillimi i mbarë, gjysma e punës.

Përgjegjësia ime i kalon kufijtë kur i dëgjoj të më thonë: Kudo të pozicionohesh, ne jemi me ty, sepse i besojmë njeriut dhe jo ngjyrës së partisë.

Misioni i lënë pergjysëm vazhdon, s’ka kthim pas, tani më shumë se kurrë të motivuar drejt fitores së përbashkët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re