Deputeti Lefter Maliqi doli në një deklaratë publike nga Kuvendi ku i bën thirrje ndërkombëtarëve të distancohen  nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij partnerët më të besueshëm në vend janë presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Ndërkombëtarët duhet të distancohen.  Po merr në qafë fatet e vendit.  Ka mashtruar, kriminalizuar vendin dhe po e shpopullon vendin. Të nderuar ndërkombëtarë dhe seli diplomatike. Shikoni realitetin si është. Mos i besoni Edi Ramës.

Maliqi tha se Rama duhet “shporrur” dhe bëri thirrje për vijimin e protestave.

Lefter Maliqi: “Ky kryeministër duhet shporrur një herë e mirë. Ka dëme e mëkate të mëdha ndaj miqve dhe SHBA. Ne duhet të shporrim këtë të keqe të madhe dhe të çlirojmë elektoratin e PS. Ka shkatërruar reformën elektorale.” 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re