Ish-kandidati për deputet nga radhët e LSI-së dhe PD-së, Lefter Maliqi ka zgjedhur të bëjë piruetën e radhës.

Ai sot ka marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Jam prerë në besë, më ka gënjyer të paktën 3 herë! Unë kam të dhëna se kanë prapë filmin Skënderbeu. Sot është shi bereqet. Sot është dhjetori i dytë më i mirë se viti ’90. E gjitha është transparente. Sot është bashkimi i opozitës. Berisha non grata? Jam i bindur se ka gisht Sorosi. Basha goditi edhe LSI pas shpinë. Jam i bindur se asnjë nga aleatët nuk është me Bashën, por janë me Berishën sot. 77 vjeç është Berisha, ishalla Zoti e bën 100,”-tha Maliqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re