Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në emisionin Studio Plus te Berati TV se në zgjedhjet e fundit lokale ishin marrëveshjet politike sipas tij të cilat përjashtuan kandidaturën e tij si kryetar i Bashkise Berat, por siç është shprehur ai, sot do të kishim pasur një bashki ndryshe. Deputeti Maliqi ka thënë ndër të tjera se ndiente keqardhje që Berati nuk ka marë dot zhvillimin që meriton ashtu si qytetet e tjera dhe ka fajësuar për këtë drejtuesit lokal të cilët sipas tij ose nuk kanë ditur të punojnë, ose kanë punuar për interes të atyre që i kanë vendosur si drejtues. Deputeti gjithashtu tha se ai do të kishte pasur fitoren më të thellë si individ dhe jo si përfaqësues i një force politike ndërsa sot do kishim një Bashki tjetër.

Pjesa 1

https://www.facebook.com/Berati.TV/videos/268868710727899/

Pjesa 2

https://www.facebook.com/Berati.TV/videos/304737473536833/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re