Sekretari Politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka dalë në mbështetje të protestës së banorëve të fshatit Velagoshtit në Bashkinë e Kuçovës.

Në një deklaratë për mediat, Maliqi u shpreh se kryetari i bashkisë, i cili është  dënuar nga Gjykata më 9 muaj burg dhe 150 orë punë nuk i del në takim.

Ai shprehet se kryetar i bashkisë i ka premtuar disa herë për një rrugë 2 kilometra e cila lidh Velagoshtin me fshatra të tjera, por nuk e ka realizuar.

“Jam këtu në mbështetje të protestës së banorëve të Velagoshtit në Bashkinë e Kuçovës, të cilët disa herë kanë protestuar para bashkisë. Ku kryetari i bashkisë tyre i dënuar nga Gjykata e Krimit të Organizuar është dënuar më 9 muaj burg dhe 150 orë punë, nuk i del në asnjë takim ndërkohë që i ka premtuar disa herë për një rrugë 2 kilometra e cila lidh Velagoshtin me fshatra të tjera dhe ai fshat ka qindra mijëra rrënjë ulliri madje dhe mijëvjeçare në atë rrugë të pakalueshme kanë vdekur dhe njerëz për shkak të gjarpërinjve.

Ndërkohë që nuk ka infermierë, një shkollë të braktisur me 6 nxënës dhe një shpopullim total të mjerueshëm nga 300 familje janë 50 familje dhe disa familje të tjëra vënë nga Tirana në Kuçovë për të punuar tokat e tyre. Është një vend turisti, unë si ish kandidat për kryetar bashkie kam fituar në atë zonë dhe kisha premtuar që në 15 tetorin e kaluar që ajo rrugë do ishtë përfunduar dhe shiriti do ishte prerë. Vetëm me taksat e tyre për 34 vjet ajo rrugë duhet të kishte perfunduar. Jam në mbështetje të banorëve të Velagoshtit, në mbështetje të banorëve të gjithë fshatrave të Bashkisë Kuçovë, të lagjeve të Bashkisë Kuçovë dhe të jenë të bindur që se bashku do ta kthejmë bashkinë e grabitur në narkoshtetin në 14 maj.

Nga ky kryebashkiak hajdut, me 6 kallëzimë në SPAK, i dënuar nga Gjykata e Posaçme me 150 orë punë dhe 9 muaj burg, e grabitur në bashkëpunim me oligarkun Salillari së bashku të jeni të bindur që do të kalojmë në zgjedhje të parakohshme në Bashkinë Kuçovë. Rruga e Velagoshtit do të jetë e para, ura e Bardhit e dyta dhe të gjithë rrugët e fshatrave të tjera dhe lagjeve të qytetit duke e kthyer Kuçovën në një kantier ndërtimi”, tha Maliqi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re