Skip to content

Lefter Maliqi: Ngrihuni në revolucion të largojmë diktatorin, mos bli e mos merr shërbime. Mosbindje civile

Deputeti Lefter Maliqi, i cili me 25 prill kandidoi me LSI-në dhe premtoi 3 mandate deputeti ne Berat, duke mos marre asnje, ka bërë thirrje për të ngritur në protesta dhe nisur kështu një revolucion.

Postimi i Maliqit:

Largoni Diktatorin sot neser do jetë vone.

Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e krimit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare.

Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve.

Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve.

Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!