Ndërsa fadromat kanë rrëzuar Teatrin Kombëtar, pas një aksioni të dhunshëm policor ku u rrahën e u shoqëruan dhjetëra aktivistë, qytetarë dhe artistë, eksponentë të opozitës kanë mbërritur në bulevardin Dëshmorët e Kombit duke bërë thirrje për revoltë popullore.
Lefter Maliqi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë I cili e mori mandatin pas dorëheqjes së pothuaj të gjithë deputetëve të PD-së I ka bërë thirrje popullit shqiptar të ngrihet e të marrë zvarrë të gjithë parlamentin e ccdo institucion shqiptar I cili tashmë eshte ilegjitim.
“I gjithë populli të çohet e të marrë zvarrë këtë parlament, e cdo institucion” deklaroi Maliqi, ndërsa turma e njerëzve thërriste: Dorëzo mandatin, dorëzo mandatin.
“Ejani të shkojmë të enjten dhe t’i shporrim nga parlamenti këta diktatorë. T’i shporrim deri në Surrel,”, tha ndër të tjera ai.