Lefter Maliqi i bën thirrje shqiptarëve që të ngrihen në protesta masive.

Ai thotë se tashmë durimi ka mbaruar dhe se të të gjithë duhet të bashkohen.

Ish deputeti reciton edhe disa vargje të figurës së shquar Fan Noli ku i bën apel qytetarëve të rebelohen ndaj qeverisë “Rama”.

“Durimi ka kufij! Rritet çmimi i bukës, rritet çmimi i energjisë, rritet pasiguria, rritet shpopullimi, rritet trafikimi i drogës, rritet pasuria e qeveritarëve dhe oligarkëve, rritet babëzia, hipokrizia, aktrimi, ligësia, paaftësia, djallëzia… rritet qejfet e zyrtarëve, anarshia dhe vulgariteti. Qeshu “Rilindje” qeshu, se bota është e jotja… “se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet Vjosa derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, dridhet beu dhe zengjini, se pas vdekjes ndriti jeta…., Ngrihuni dhe bjeruni! Katundar’ e punëtor, që nga Shkodra deri në Vlorë”, shkruan Maliqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re