Deputeti opozitar Lefter Maliqi ka deklaruar në emisionin Studio Plus në Berati TV se zgjedhjet lokale do të zhvillohen të parakohëshme. Sipas deputetit, kryeministri Rama po skualifikon qellimisht kandidatët për kryetarin e gjykatës kushtetuese.

Megjithëse ambasadorja amerikane por edhe kreu i kuvendit Ruçi kanë kërkuar që brenda Dhjetorit të kemi gjykatën kushtetuese, sipas deputetit Maliqi, kjo e fundit do të shtyhet për tu formuar në Shkurt ose Mars.
Arsyeja për këtë shtytje sipas deputetit Maliqi është frika që ka kryeministri Rama nga mos njohja e zgjedhjeve lokale një partiake nga ana e gjykatës kushtetuese. Kjo do ti çorodiste kryetarët e bashkive dhe do të krijonte pasiguri akoma më të madhe në partinë socialiste. Ndaj pas vendimit të gjykatës kushtetuese për mos njohjen e zgjedhjeve lokale ato do të përsëriten në Shtator sipas deputetit Lefter Maliqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re