Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-deputetit të PS-së, i akuzuar për aferën e inceneratorëve, iu është hequr akuza e “korrupsionit”, duke theksua se “ai ishte përgjegjësi direkt për aferën e 3 djegësave”.
Berisha u shpreh se Alqi Bllakos “nuk i është prekur asnjë qindarkë nga pasuria e tij, më rezulton se e kanë akuzuar për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion, dhe ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm”.
Ndërsa u shpreh se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka “ishte hajdujt i dobishëm” dhe nuk ka keqardhje për të.
“Lefterin nuk e kishte për gjë ai. Lefteri ishte ‘Ladro Utile’ (Hajdut i dobishëm). Dhe mirë ia bënë, nuk kam asnjë keqardhje. Por në ministrinë e Lefterit, Alqi është personi përgjegjës direkt për të gjitha aferat, për të tre djegësat”, tha Berisha.
Sali Berisha: Çështje tjetër që nuk mund të dalë kurrë nga rendi i ditës është çështja e djegësave.
Erion Veliaj, jo vetëm që nuk hapet ndjekje penale ndaj tij, por ndikon në mënyrën më antiligjore në dënimin e Alqi Bllakos.
Duhet t’u them unë ju këtu, nga pikëpamja zyrtare, për aq sa është firmë, në nivelin e tij, Alqi Bllako është më përgjegjës se çdo njeri tjetër në aferën e djegësave.
Në aferën e ndjekësave është sekretari i përgjithshëm i të gjithë çorbës së djegësave.
Dhe Alqi Bllako, do studioj të gjithë dispozitivin, por disa informacione më thonë se e kanë çliruar fare nga akuza e korrupsionit.
Nuk jam i sigurt. Nëse jam gabim, do e tërheq. Por informacionet e para më thonë se nuk është dënuar për korrupsion. Nuk i është prekur asnjë qindarkë nga pasuria e tij.
Alqi Bllako ishte njeriu më i ngushtë i Erion Velisë. Lefterin nuk e kishte për gjë ai. Lefteri ishte Ladru Utile. Dhe mirë ia bënë, nuk kam asnjë keqardhje. Por në ministrinë e Lefterit, Alqi është personi përgjegjës direkt për të gjitha aferat, për të tre djegësat.
Alqi është, po të hyjmë këtu në librarinë time dixhitale, do shihni se si flasin për njëri-tjetrin Erion Veliaj dhe Alqi Bllako, si dy idilistë. Se si e përcjell Erion Veliaj, me Alqi Ballakon, se tani po na bëhet deputet. Shërbeu këtu, tani do shërbejë atje.
A ndërhyri Erion Veliaj? Unë dëshirë kam të akuzoj Edi Ramën, por në këtë rast unë nuk mund të bëhem, nuk mund të devijoj. Është Erion Veliaj.
Tani më rezulton se e kanë akuzuar për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion. Dhe ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm.
Akuzon për korrupsion, dhe absolutisht është e drejtë, Arben Ahmetajn pse përfaqësuesi i tij në komision ka votuar pro, në një kohë kur të gjitha këto janë bërë nën mbikëqyrjen direkte të Alqi Bllakos.
U ndala te Alqi, jo se për të tjerët nuk kam, por ky është më flagranti.
Qëndrimi ndaj Alqit, prokurori apo gjykatësi se duhet t’i sqaroj, po njeriu që e ka çliruar Alqin nga vepra e korrupsionit, është një kriminel i korruptuar kokë e këmbë dhe kurrë ndonjëherë nuk do i shpëtojë ligjit për këtë veprim që ka bërë.
Drejtësia vonon, por nuk harron. Ju e morët vesh që shefi i OLAF-it u dënua me një vit burg se manipuloi dosjen Vlahutin të denoncuar nga ne.
E denoncuam, e hetoi edhe Parlamenti Europian. E përshëndes nxjerrjen e saj nga komisioni me ceremoni. Por ajo duhej të ishte në vend të shefit të saj. Por shefi i vet, nuk e di si ia mori zoti mendtë dhe vendosi të bëjë dënimin në vend të Vlahutinit. Cherchez la femme. Klasike!