Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega, kërkon që të anulohet paketa ligjore për median e cila u miratua nga kuvendi në dhjetor.

Lega i referohet përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri sipas raportit vjetor të Reporterëve pa Kufi. “. Shqipëria me të drejtë po bie dy pozicione në renditjen RSF për 2020. Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anëtar të Bashkimit Europian. Ligjet (e pezulluara) për median do e përkeqsojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri” deklaron Lega.

Mbasi presidenti i ktheu ligjet në Kuvend dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias qeveria Rama deklaroi se do të priste këtë opinion para se të votonte dekretin.

Po dje Genc Pollo nga PD duke komentuar raportin tha se “Bashkimi Europian në 25 mars vuri lirinë e medias si një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave. Prandaj rilindësit menjëherë dhe me doemos të abrogojnë paketën antifjalë, të abrogojnë shpifjen si vepër penale dhe të rikthejnë normat europiane për pronësinë në media që me porosi të oligarkëve i anuluan para katër vitesh.

Komisoni i Venecias pritet që të nxjerrë në qershor raportin me ekspertizën ligjore nëse Antishpifja shkel ose jo konventën dhe Kushtetutën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re