Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka komentuar nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Shehu shkruan se në ligj nuk përcaktohet thelbi i kanabisit mjekësor, ndërsa sipas tij propaganda qeverisëse po bërtet se ligji do të sjellë të ardhura të mëdha financiare për vendin.

“Aq e madhe genjeshtra sa dhe vete autoret per te fshehur te verteten, nuk kane paraqitur asnje studim biznesi, nuk japin asnje shifer, qofte dhe te perafert te pritshmerise finanaciare nga aplikimi i ketij ligji. Dhe ketu ne nje sens kane te drejte”, shkruan Shehu.

Deklarata e plotë e Tritan Shehut

Kanabisi „mjekesor“ i Qeverise- droge, pastrim parash e krim. Duke zyrtarizuar “Republiken e kanabisit“. Duke stimuluar prodhimin, trafiqet, konsumin e kanabisit e me tej te drogave te forta!

Nje „skuth“ ligj ky, qe arrin keto objektiva nepermjet neneve te kamufluara, boshlleqeve ligjore, konfuzionit ligjor, qe ai ka e krijon, edhe me Kodin Penal.Duke fshehur qellimet e tij mbas „sheqerit mjekesor“ e paqartesive.

Kete here do permend tre prej ketyre elementeve.

1-Ne ligj nuk percaktohet thelbi i kanabisit mjekesor, substancat e tij aktive: THC dhe CBD, qe sipas normave te BE duhet te jene 5-8% dhe 7,5-12%.

Asnje parameter i tille nuk vendoset. Kjo behet, qe nen “petkun” kanabis mjekesor te prodhohet kanabis me substanca aktive shume me te larta, deri te atij rekreativ me THC mbi 20%, qe sot kultivohet edhe ne vendin tone. Ky ka efektet psikotrope te tilla, sa arrin ato te drogave te forta.

2- Edhe per kanabisin industrial ligji vendos substancen aktive THC deri ne 0,8%.

Kur maksimumi sipas normave te BE eshte 0,3%, pra tre here me shume. Keshtu dhe produktet e ketij lloj kanabisi, mund te perdoren si “droge”!

3- Propaganda qeverisese po “bertet” se ky ligj do te sjelle te ardhura te medha financiare per vendin!

Nje genjeshter e madhe kjo!

Aq e madhe genjeshtra sa dhe vete autoret per te fshehur te verteten, nuk kane paraqitur asnje studim biznesi, nuk japin asnje shifer, qofte dhe te perafert te pritshmerise finanaciare nga aplikimi i ketij ligji. Dhe ketu ne nje sens kane te drejte.

Sepse te ardhurat financiare do te jene nga degjenerimi kriminal i ketij aktiviteti, sic ndodhi ne MV.  Kjo vecanerisht edhe mbi rritjen e pastrimit te parave, qe dhe sot ka dimensione te frikeshme. Sidoqofte parate do te shkojne tek grupet kriminale dhe pushtetaret e lidhur me ata.

Ndersa qytetaret do te kene si “perfitim”: Mundesine per te «tymosur» e u droguar, per te harruar keshtu realitetin e vendit dhe te tyren, varferine e pushtetin e krimit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re