Mustafa Nano ka dhënë një intervistë për televisionin “Tv T”, ku ka folur për idenë më të fundit të Edi Ramës, për legalizimin e kånabisit. Nano tha se kjo i duket një ide pozitive dhe se do të dekurajojë grupetkriminale.

“Më shumë se një dritare zhvillimi është një mënyrë për ta ndarë kånabisin, për ta dekriminalizuar atë si bimë. Ajo do të ndante këtë lloj aktiviteti për qëllime mjekësore. Kjo masë do të bënte të mundur humbjen e interesit të grupeve kri.minale, sepse ato nuk preferojnë aktivitete legale. Unë e shoh me simpati këtë ide.
Legalizimi është një lëvizje të majtësh. Të djathtët përgjithësisht nuk e bëjnë. Përgjithësisht janë të majtët që e kërkojnë. Në Shqipëri i pari ka qenë Kokëdhima dhe shumë njerëz që nuk kanë simpati për të dhe duke ngatërruar personin me kauzën, ata iu sulën kauzës. Nuk duhen ngatërruar këto të dyja”, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re