Dom Gjergj Meta ka reaguar pas lajmit të dhënë nga kryeministi Rama se do të bëhej legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore sipas tij për shkak se shumica e qytetarëve kishin votuar pro në formularët e “Këshillimit Kombëtar”.

Në reagimin e bërë, Dom Gjergj Meta shkruan se ky lloj vendimi do të thoshte një dorëzim i shtetit përballë mafias. Ai shtoi se ky legalizim mund të sillte fenomene te tjera të dëmshme për shoqërinë.

Reagimi i Plotë nga Dom Gjergj Meta:

LEGALIZIMI I KANABISIT SI KALË TROJE …
Për momentin po kufizohem të them se legalizimi i kanabisit (qoftë edhe për qëllime kinse mjekësore) është Kali i Trojës i drogave më të rënda në jetën e shumë të rinjve, sidomos në një vend ku ka papunësi dhe varfëri midis tyre. Ky legalizim mund të jetë gjithashtu paradhoma e shumë fenomeneve të tjera të dëmshme për shoqërinë, sikurse monopolet apo logjikat mafioze.
Personalisht më çudit fakti që një popullsi aq “konservatore” si kjo e jona qenka aq pro legalizimit të kanabisit, nëse është e vërtetë që procesi i konsultimit nga ana e qeverisë ka sjellë në këto rezultate.
Nuk do të doja të besoja se disa nga këto ide janë si dikur “…me propozim nga poshtë e vendim nga lart” (për kujtesë më 9 maj 2020 kryeministri ka thënë se ka një vit që qeveria po punon me draftin e ligjit për legalizimin e kanabisit, d.m.th. qysh më 2019).
Më keq akoma nuk dua të besoj se një nismë e tillë është dorëzim i shtetit përballë mafies së kultivimit të lëndëve narkotike.
Kaq për momentin për lajmin e mundësisë së legalizimit të kanabisit që u artikulua këto dy ditë.
D. Gjergji

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re