SHQIPËRI- Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin për kanabisin, për qëllime mjekësore dhe industriale. Ky projektligj pritet të kalojë një Komisionin e Ligjeve, dhe më pas do kalojë për votim në Parlamentin shqiptar.
Fatjon Softa, ekspert sigurie i ftuar në “Special Report”, u shpreh se në këtë proces përjashtohen kompanitë shqiptare pasi një ndër kriteret është eksperienca në këtë veprimtari. Sipas tij këta persona dhe subjekte do duhet të pajisen me licenca, të cilat janë të njohura nga agjencitë e barnave të BE-së dhe të SHBA-së.
“Ky projektligj ka kohë që përgatitet, është depozituar dhe ma ka marrë miratimin e qeverisë. Mbas një konsulte me ekspertë të ndryshëm, ka kaluar me VKM, pritet të kalojë në Komisionet e Ligjeve dhe për t’u miratuar në Parlament. Këtu përjashtohen kompanitë shqiptare, pasi ato subjekte duhet të jenë të drejtuara nga persona, të cilët kanë një eksperiencë jo më pak se tre vjet. Eksperiencë në këtë fushë kanë kompanitë që ndodhen jashtë territorit dhe punojnë në SHBA dhe BE. Do duhet të pajisen me një licencën, e njohur dhe e vlefshme nga agjencitë e barnave. Nga 150 hektarë është 200 hektarë sipërfaqja e lejuar për ta kultivuar këtë lëndë”, tha ai.
Eksperti tha se shteti duhet të kontrollojë procesin pasi me kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore do të cenojë interesat e atyre që veprojnë ilegalisht.
“Kemi dy lloje kanabisi, ilegal dhe legal për qëllime mjekësore. Policia e Shtetit kanë për detyrë për të kontrolluar territorin dhe kjo do të thotë se ne ende se kemi fituar luftës me paligjshmërinë, nuk e kemi luftuar luftën ndaj grupeve që merren me kultivimin me kanabis, por edhe me drogat e tjera sintetike, që janë kthyer në një makth për shoqërinë. Shteti duhet ta kontrollojë procesin. Nuk është se po mbjellim grurë apo shegë, por po mbjellim një lëndë, që duam apo nuk duam, janë interesa të cilët do të preken”, theksoi ai./ n.m.