Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi se në mbeldhjen e qeverisë u vendos që të jenë 150 zyra të hapur në të gjithë Shqipërinë, pasi një pjesë e madhe e shërbimeve do të kalojnë online.

 

Ai kujtoi se duke flluar nga 1 maji, të gjitha shërbimet në vend do të merren online.

 

“U vendos që nga 390 do ketë 150 zyra civile, kjo si pasojë se shërbimet do të jenë dixhitale. Për dhënien e shërbimeve publike. Të gjitha shërbimet do të jenë online dhe si pasojë e kësaj do ketë vetëm 150 sportele për trë marrë vetëm ato shërbime për të cilat duhet detyrimisht të paraqitet shtetasi shqiptar. Ndërsa të tjerat do jenë vetëm online.”

 

Sa i përket kultivimit të kanabisit për qëllime mjeksëodre, ai tha se qeveria do të hartojë një ligj të posaçëm strikt që do përcaktojë rregullat për mënyrën se si do mbillet kanabisi.

 

“Disiplinimi me ligj do jetë strikt e nuk do të ketë të bëjë me hapësirë për çdokënd që do të mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re