Turqia ndodhet në një situatë katastrofe humanitare për shkak të tërmetit apokaliptik që goditi zonat jugore të vendit këtë të hënë.

 

Numri I vitimave po shkon mbi një mijë, mijëra të tjerë janë të plagosur ose të zhdukur nën rrënoja.

 

Në rrjete sociale dhe media ka apel të vazhdueshëm për ndihme në disa zona të vendit ku goditja ka qënë fatale dhe pasojat janë të rënda.

 

Mes tyre është edhe ish-portieri I famshëm I fenerbahce dhe kombëtares turke , Volkan Demirel.

 

Ai është aktualisht trajner i klubit turk Hatayspor.

 

Demirel përmes një video mjaft prekesë në rrjetet sociale ka kërkuar ndihme emergjente për situatën në qytetin Hatya, duke thënë mes lotesh së të gjithë njerëzit në Hatya po vdesin.

 

 “Të gjithë po vdesin në Hataj. Ju lutem dërgoni ambulancë, ndihmoni këtu. Na ndihmoni, nuk mund t’i arrijmë njerëzit. Nuk mund të bëjmë shumë vetë. Dua që t’i dërgoni të gjitha nëse është e mundur. Ju lutemi ndihmoni për hir të Allahut”,

 

Lëkundja e parë e tmerrshme në orën 04:17 me orën locale të Turqisë ishte 7.9 ballë me epiqëndër në Gaziantep. Pak më vonë lëkundja e dytë e fortë ishte me megnitudë 6,7 sipas shkallës richter.

 

Përvec Turqisë, një vend ku ka qindra viktima është edhe Siria.

 

 

Volkan Demirel deprem bölgesine acil yardım istedi. pic.twitter.com/mDkPKDtn9q

— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) February 6, 2023

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re