Skip to content

“Lehtësim për ata që e kanë punën me turne”/ Rama sqaron orarin e lëvizjes

Kryeministri Edi Rama foli edhe për orarin e ri të lëvizjes, duke theksuar se do të ketë tolerime për ata që shkojnë në punë.

Kreu i qeverisë theksoi se do të ketë një fashë të veçantë orare për ata që e kanë punën me turne. Nëse puna është në qytet dhe dikush jeton shumë larg, apo zona rurale, do të duhet të marrë një autorizim të posaçëm nëse do të lëvizë me makinën personale.

“Fasha orare e lëvizjes është zgjeruar, sepse kemi bërë një hapje me pikatore të kësaj hapësirë për çlirimin ë të gjthë kësaa shtrëngese dhe faktin që kemi një përpaim në këtë luftë.

Po bëjmë zgjerimin e fashës orare që të keni më shumë mundësi kur do dilni për pazare.

Fasha orare është 5 me 5 e 30 pasdite. Po bëhemi gati dhe sot do ju parqesim një aplikim të thjeshtë për të shkuar në punë për privatët”, deklaroi Rama.