Skip to content

Lehtësimi i masave anti-Covid? Ja çfarë paralajmëron Manastirliu : Në fillim të marsit…

“Masat anti-Covit mund të rivlerësohen në javët e para të marsit”, kshtu është shprehur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë vizitës që pati me zv/Presidentin e Zvicrës në qendrën shëndetësore të Vorës, e cila është rikonstruktuar me mbështetjen e qeverisë zvicerane.

Gjatë vizitës Manastirliu vuri theksin tek rëndësia e vaksinimit anti-covid, duke u shprehur se ky është element kyç për rivlerësimin e masave.

“Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit mars”, tha Manastirliu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb