Në një kohë që prej disa ditësh janë lehtësuar masat kufizuese, në Spanjë po shënohet një rritje në numrin e të infektuarve dhe atë të viktimave.

Brenda 24 orëve, vendi ka konfirmuar 1,095 raste të reja me koronavirus ndërsa brenda ditës kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 229 persona.

Gjysma e rasteve të konfirmuara ditën e sotme raportohet që të jenë nga Katalonja, një komunitet ky që e ka informuar qeverinë që nuk do ndryshojë masat shtrënguese për shumicën e terrritoreve.

Katalonja ndiqet nga Madridi ku janë konfirmuar 148 raste të tjera.

Fernando Simón, drejtor i Qendrës për Koordinimin e Aleancave të Shëndetit dhe Emergjencave, nuk u ka dhënë rëndësi të madhe këtyre rritjeve dhe i ka vendosur ato “brenda trendeve” të ditëve të fundit.

Ai theksoi se shumica e rasteve të reja dhe pranime janë të përqendruara në dy komunitete. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re