Vendi ynë është në një situatë të përmirësuar sa i përket rasteve me Covid ndërsa së fundmi Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që karantinimi i personave të infektuar të bëhet 5 ditë nga 14 që ishte më parë.

“Rekomandohet që personat e diagnostikuar te qendorjne 5 dite te karantiuar. Nese shenjat janë të theksuara ky person do te rri  me shume se 5 dite. Pas 5 diteshit rekomandohet qe te mbahet 5 dite te tjera maska ne ambientet që frekuenton”, shpjegon shefja e sektorit të promocionit në ISHP, Genta Qirjako.

Italia, një ndër vendet që ka vendosur për lirimin e masave anti Covid dhe që prej 1 marsit do të lejojë udhëtarët me certifikatë vaksinimi ose me test PCR. Greqia nuk kërkon më test PCR në kufi por lejon kalimin me dy doza vaksine. Në Britani nuk do të jetë më e detyrueshme pasaporta e Covid për të hyrë në ambiente të ndryshme publike.

“Ka shume vende që kanë bere një lehtësim te masave anti-covid por mos të harrojmë që kjo lidhet me mbulesën vaksinale, prandaj sa me i larte vaksinimi me e larte është mundësia që te lirohen masa”thotë Qirjako.

Njëjtë si shumë vende të Europës dhe Shqipëria pritet të lirojë masat anti Covid që janë aktualisht në fuqi. Kjo bazuar në shifrat e ulëta të infektimeve ditore dhe shtrimet në spital. /Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re