Kreu demokrat Sali Berisha është shprehur i bindur se nuk do të votojnë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të propozuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për lehtësimin e procesit të regjistrimit të votuesve të diasporës, nëse nuk pranohet amendamenti i opozitës.

“Deklaroj këtu, asnjë votim nuk bëjmë nëse ky amendament i yni, nuk pranohet që është strikt për të respektuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendit. Për ne ky është kushti. Do t’i votojmë bashkë me këtë, dakord,. Nuk do të votojnë këtë, nuk votojmë as ne”, deklaroi ish-kryeministri.

Por, i pyetur nëse kështu po rrezikon votën e diasporës, Berisha deklaroi si vijon;

“Vota e diasporës vihet në rrezik nëse përjashton 2/3. Këtë e bën me qëllim sepse e shohin se diaspora e urren PS. Qytetarët e kanë turp të përmendin narkoshtetin që Edi Rama kanë ndërtuar në Shqipëri. Menduan se ishte ndryshe por u doli krejt tjetër. Prandaj duan t’i kufizojnë”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko