Skip to content

Lehtësohen masat në Mal të Zi, ndryshohet orari i lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve

Mali i Zi ka lehtësuar masat për lëvizjen e qytetarëve. Njoftimi është bërë nga kreu i Insitutit të Shëndetit Publik Boban Mugosha.

“Lëvizja e qytetarëve u lejua deri në orën 23:00 të mbrëmjes, kurse dyqanet do të punojnë deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Po ashtu u hoqën edhe masat e veçanta dhe kufizuese që ishin në fuqi prej 24 marsit për banorët e Komunës së Tuzit në Malësi”, sqaroi Mugosha.