Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas.

 

Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit.

 

Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

 

Vendimi, u dakordësua sot, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme Igli Hasani pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, vendimi i cili e fut Shqipërinë në të ashtëquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re