Skip to content

“Leja e ndërtimit u firmos nga Balluku”/ Kundër resortit turistik, banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë protestë, përplasen me policinë: U falsifikuan dokumentet

aec457d1 793c 4d28 965b 00bc02a5e0b9

Banorët e Rrjolit në Velipojë kanë protestuar edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë.

Gjatë protestës ka patur edhe një përplasje mes protestuesve të forcave të rendit, ndërsa nga kjo një protestues ka humbur ndjenjat.

60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë.

“Jemi në pritje të ambulancës prej 15 minutash. Tokat tona u zaptuan, kemi certifikata pronësie. Firma po punon edhe pse jemi ende në gjyq. Për zaptimin e pronave janë falsifikuar dokumentet. Leja e ndërtimit të resortit u firmos nga Balluku. Hipoteka e Shkodrës të merret në hetim”, kanë deklaruar qytetarët.