Nuk ka rëndësi çfarë moshe ke.

As çfarë pune bën.

As nëse je i prekur apo jo nga virusi.

As nëse vjen ose jo nga ndonjë prej zonave të prekura.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=tCp0P4XdL64?feature=oembed&w=1200&h=675]

Rregullat e reja janë të barabarta për të gjithë: si për pronarët e makinave luksoze ashtu edhe për ata që s’kanë pasur kurrë një automjet.

Jashtë shtëpisë nuk mund të dilni as në këmbë.

Nëse nuk je pensionist, ke vetëm 4 orë në mëngjes dhe dy pasdite për të dalë në këmbë e për të bërë furnizimet e përditshme. Por kujdes, mos merr askënd me vete.

Si gjithmonë, urdhrat e fundit u afishuan në Facebookun e kryeministrisë.

“Nga nesër dalja e këmbësorë do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah! Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe me mosdhënien e asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e luftës për shkelësin!”

Qeveria i ashpërsoi masat pasi gjatë kësaj të enjteje u vu re një shtim i këmbësorëve dhe makinave në rrugët e qyteteve.

Kryeministri urdhëroi të gjithë administratën që të enjten e pas të shkojnë në punë në këmbë dhe të mos përdorin makinat.

Përjashtim do të bëjnë vetëm punonjësit e ministrisë së shëndetësisë,  ministrisë së mbrojtjes, ministrisë së financave apo të prefektura e bashkive, që janë të përfshirë direkt në aksionin shëndetësor dhe humanitar! Edhe këta me leje të posaçme.

“Shkelja e këtyre masave, të cilat do të përfshihen nesër, së bashku me masat e reja për lëvizjen e këmbësorëve në aktin normativ, do të ndëshkohet me mbajtjen e rrogës për 3 (tre) muaj dhe në rast përsëritje me largimin përfundimtar nga puna!”

Rrogën 3 muaj, kryeministri kërcënon se do jua mbajë të gjithë punonjësve të shtetit që qarkullojnë në këmbë. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re