Policia ka vënë në pranga një inspektor të IKMT, i cili rezultonte i shpallur në kërkim. 32-vjeçari, përgjegjës për territorin e Sarandës, akuzohet për shpërdorim detyre. Ai akuzohet se ka favorizuar dhe lejuar persona të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, kryesisht në zonën e Ksamilit.

 

Gjykata e Sarandës, më datë 20.10.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re