Gjykata e Lartë ka kthyer në qeli ish-kryeinspektorin e IMT në Himarë, Milseid Nelaj, i cili kishte lejuar në 2021 ndërtimin e banesave pa leje.

 

Bëhet me dije se Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit në Vlorë dhe ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

 

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Lartë, për shtetasin M. N., 37 vjeç, banues në Sarandë, Kryeinspektor pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë.

Gjykata e Lartë ka vendosur prishjen e Vendimit datë 28.07.2021, të Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila kishte vendosur masën “Detyrim paraqitje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, datë 14.07.2021”, e cila ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Ky shtetas dyshohet se, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar ndërtime pa leje, në zona të ndryshme, në Himarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re