Ministri i Jashtëm i Greqisë kërkoi sërish betimin e Fredi Belerit. Shefi i diplomacisë të vendit fqinj tha se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet në burg padrejtësisht.

 

Me gjithë respektin për rendin e brendshëm juridik të Shqipërisë, ajo që kërkoi qeveria greke nuk ka të bëjë fare me pavarësinë e drejtësisë dhe as me procedurat e brendshme gjyqësore të vendit fqinj. Greqia kërkoi betimin e kryetarit të zgjedhur në atë mënyrë që vullneti politik i shprehur në zgjedhjet e majit të reflektohej në veprim politik. Nuk bëhet fjalë për veprim gjyqësor dhe as për ndonjë ndërhyrje nga jashtë. 

 

Ministri i jashtëm po ashtu theksoi se për rastin ka informuar dhe homologet e tij  të vendeve të BE-së.

 

Unë personalisht kam marrë përsipër të informoj homologët e mi të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian. Dhe në shumë raste kam pasur rastin të flas me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në nivelin më të lartë për të shprehur këtë qëndrim të qeverisë greke.

 

Ndërkohë Athina zyrtare ka nisur t’i bëjë konkrete kërcënimet ndaj Tiranës. Vetëm një javë më parë qeveria greke vendosi të mos nënshkruajë letrën e përbashkët të 27 vendeve anëtare për nisjen e negociatave për grupin e parë të fondeve të anëtarësimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re