Skip to content

Lejuan kultivimin e kanabisit, Agjencia e Mbikëqyrjes arreston 4 efektivë të policisë në Velipojë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka arrestuar 4 efektivë të cilët akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se 4 policët kanë rënë në pranga pasi dyshohet se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Velipojës. Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftimi i plotë:

“Drejtoria Rajonale e AMP-së Shkodër-Lezhë në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka referuar materialet proceduriale për 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Pas hetimeve me metoda speciale të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 869 të vitit 2022, u arrit që në një kohë të shkurtër të dokumentohej veprimtaria e kundraligjshme e drejtuesve të Stacionit të Policisë Velipojë.

AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:

– N/Komisar Z. S., 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;

– N/Komisar A. H., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;

– Inspektor E. L., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;

– Inspektor H. B., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së. Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë