Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 11 urdhër arreste ndaj 11 zyrtarëve që lejuan ndërtimin e një hoteli 7 katësh në bregdetin e Sarandës dhe më pas e legalizuan.

Pas lëshimit të urdhërarresteve nga Prokuroria e Sarandës u arrestuan 8 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Në pranga janë vendosur:

Ermen Stroka, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë
Erald Lika, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë
Ina Papa, me detyrë specialiste në Drejtorinë vendore të DVASHK Sarandë,
Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë
Tonin Simoni, me detyrë ish inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë
Oltion Durmishi, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë
Denis Balili, me detyrë ish specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë
Manushaqe Saliko, me detyrë ish-specialiste/inspektore në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë.

Ndërsa u shpallën në kërkim Mariel Murati, pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht drejtor i FSDKSH Sarandë, Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK Sarandë dhe Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK Sarandë.

Të 11 të pandehurit janë nën hetim për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Hoteli 7-katësh rezulton në pronësi të ish-drejtorit të ALUIZNI-t, Mariel Murati, i cili kishte blerë godinën ekzistuese. Ai kishte marrë leje për rikonstruksion, por e rindërtoi nga fillimi, duke shtuar edhe kate shtesë.

Njoftimi i prokurorisë:

Lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh pranë vijës bregdetare, Prokuroria Sarandë kërkon arrestimin e 11 zyrtarëve

Tetë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, pasi në kundërshtim me ligjin lejuan ndërtimin e një objekti 7-katësh, hotel, pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës dhe proceduan me legalizimin tij. Ndërkohë që tre persona të tjerë janë ende në kërkim.

Të 11 të pandehurit, pjesë e procedimit penal nr.37 të vitit 2024, janë nën hetim për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 186, 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas administrimit të provave në funksion të këtij procedimi penal, nga prokurori është urdhëruar ndalimi i 11 shtetasve me detyra dhe funksione te ndryshme shtetërore prej të cilëve është bërë i mundur ekzekutimi i ndalimit të 8 prej tyre të identifikuar si më poshtë;

E.S – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

E.L – Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

I. P – Specialiste ne Drejtorine vendore të Ashk Sarandë;

V.Q – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

T.S – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

O.D – Inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

D.B – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë; dhe

M.S – Specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë

Nga policia gjyqësore vijon kërkimi për ndalimin edhe të tre shtetasve të tjerë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijon veprimet hetimore për identifikimin dhe marrjen në përgjegjësi penale edhe të personave të tjerë të përfshirë në veprime të paligjshme dhe shkelje ligjore në ushtrim të detyrave shtetërore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re