Home SHQIPERIA Lejuan ndërtimin në Grykën e Këlcyrës, furtunë shkarkimesh në komisariatin e Përmetit

Lejuan ndërtimin në Grykën e Këlcyrës, furtunë shkarkimesh në komisariatin e Përmetit

0

Furtunë shkarkimesh në komisariatin e Përmetit. Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, pas evidentimit të një ndërtimi pa leje në Grykën e Këlcyrës.
 
Pas hetimeve drejtori i përgjithshëm ka shkarkuar nga detyre shefin e komisariatit të Përmetit, Gazment Shehu, si dhe disa zyrtarë të tjerë të policisë së këtij rrethi. Ndërkohë mësohet se është dhënë paralajmërim për drejtorin e policisë Gjirokastër Lorenc Panganika dhe zëvendësdrejtorin, Koço Dafa.
 
Hetimet për këtë ngjarje nisën me 5 shtator të këtij viti, kur ka nisur puna për devijimi e një burimi natyror uji. Edhe pse në atë kohë është dërguar për kontroll.
 
Grupi i postës së policisë së Këlcyrës, ngjarja nuk është raportuar pranë strukturave përgjegjëse dhe në Prokurori. Për këtë arsye të gjithë zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.
 
Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj. Përmes një letër drejtuar drejtuesve të Policisë së Shtetit, Xhafaj dënon ashpër mos reagimin e strukturave përgjegjëse edhe pse kanë konstatuar nisjen e punimeve. Sipas ministrit të brendshëm askush nuk ka imunitet për t’i shpëtuar ndëshkueshmërisë në rastin e ndërtimeve të paligjshme dhe akoma më keq, kur kryhen krime që cenojnë mjedisin, shëndetin, sigurinë apo jetën e qytetarëve.