Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, iu përgjigj sot në Kuvend akuzave të deputetit Agron Shehaj për 102 kontejnerët që hynë nga porti i Durrësit dhe të cilët dyshohet të jenë me mbetje toksike.

Pjesë nga diskutimi:

Agron Shehaj: Nuk e di se si po flet Taulant Balla tani, ato plehra toksike janë trafikuar nga port i Durrësit. Ky skandal është skandali që përfshi më shumë nga ju Ballën që ishte ministër i brendshëm, Kumbaro që është ministre e mjedisit…. Lejuat që 102 kontejnerë me mbetjet toksike të trafikoheshin nga porti i Durrësit.

Mirela Kumbaro: Këtu na sjell populli, na voton populli për punën që bëjmë. Kjo mazhorancë këtë e ka treguar 3 herë. Cili mjedis është përkeqësuar? Mjedisi është përmirësuar nga kjo mazhorancë. Kjo mazhornacë ka bërë një ligj për mbrojtjen e pyjeve dhe që nuk kemi kaluara asnjë ligje për heqjet të fondeve pyjore. Kjo mazhorancë shtriu nga 17% në 22% të territorit zonë e mbrojtur. Kjo mazhorancë shpalli parak kombëtar lumin e Vjosës.

Në asnjë terminologji flitet për mbetje toksike. Në rastin konkret në asnjë në dokumentacionet nuk është folur për mbetje por për mall. Ne themi do presim të mbarojë procesi i investigimit deri sa të dalim në konkluzione, çdo fjalë që ne themi në mënyrë abuzive janë fjalë që vijën nga padija. I kemi dhënë të gjitha informacionet organit të hetuesisë, jem në pritej.

Për të mos përhapur panik, po informoj në radhë të parë publikun. Mbetjet janë një kategori që gjenerohen nga të gjitha aktivitetet ekonomike industriale që nga një pulari deri të industria e rëndë. Ka një ligj që i rregullon se si lëvizin se si riciklohen në aliazhe të tjera dhe është krejt e ligjshme që të eksportohen brenda procedurave të përcaktuara nga ligji kur përcaktohen si mbetje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re