Florian Përvathi është një ndër emrat më të diskutuar në muajt e fundit në Shqipëri. 17-vjeçari vrau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022. I riu nga Lezha “mori gjakun” e babit të tij, Gjonit.

Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare.

Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn. Shqipëria Live ka arritur të depërtojë në institucionin e të miturve në Kavajë aty ku po qëndron 17-vjeçari.

“Një ditë e imja këtu është e qetë. Merrem me aktivitete të ndryshme. Pikturoj shumë, më pëlqen piktura. Kur mërzitem futem në dhomë e pikturoj. Pikturat e mia dua t’i ekspozoj, por dhe t’i dhuroj për bamirësi.

“ Më shumë se gjithçka më mungon liria. Unë jam brenda, ndërsa miqtë e mi janë jashtë. Koha nuk kthehet, nuk kam se çfarë bëj. Kur kam ardhur këtu e kam kuptuar se kam gabuar.

“Unë nuk kam pasur kurrë një psikolog afër që të më udhëzojë dhe të më mbajë në rrugë të drejtë. Për herë të parë u njoha me psikologun e punonjësin social në burg, kur nuk më duhet më.

“Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes. Nuk më ka nxitur familja, por e kam bërë vetë. Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka. Leka më provokonte vazhdimisht, prandaj nuk e durova më dhe ndërmora aktin final. Nëse nuk do më provokonte nuk do isha këtu sot

“Kam gabuar dhe jam penduar, i shpreh ngushëllime familjes së Lekës.Unë do të vazhdoj shkollën dhe pikturën. Shpresoj që kur të dal të bëj shkollën dhe të hap ekspozita”, – tha Florian Përvathi ndër të tjera.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re