Një 53 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia Vlorës është arrestuar ditën e sotme në Kuçovë pasi ndaj tij ishte marrë vendimi për dënim me burg. Mësohet se shtetasi me iniciale, Y.P kërcënonte një qytetare se në rast se kjo e fundit nuk i jepte lekë dhe euro, atëherë do i publikonte fotot e saj.

Njoftimi i Plotë:

Kuçovë

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja e shtetasit:

Y.P., 53 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Shtetasi Y.P me anë të disa fotove, ka kërcënuar një shtetase dhe ka mundur ti marri një sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Shtetasi Y.P, u transferua në DVP Vlorë për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re