Ditët e kujtesës sjellin në vëmendje artistin 93-vjeçar Lekë Tasi. 32 vite pas rënies së regjimit komunist, Leka kujton jetën e vështirë që fati i rezervoi gjatë diktaturës. I internuar për 15 vite në Grabjan të Lushnjës, ai rrëfen frikën më të madhe, që kishte asokohe, por edhe dëshirën e pareshtur për të thënë të vërtetën.

 

LEKË TASI

PIKTOR

“Ajo është frika numër një duhet ta mbajë gojën dhe prandaj ata ishin nevojtarë që të shpiknin dëshmitarë të rremë që të shpiknin fjalë sikur ne i kemi thënë.”

 

Ende edhe sot, piktori rikthehet në fshatin Grabian, vendin që la gjurmë të thella në historinë e jetës së tij dhe tregon për emocionet që përjeton.

 

LEKË TASI

PIKTOR

“Njeriu ndjen mall edhe për kohën e keqe që k kaluar. Shkoj me shoke kur shkojmë në Vlorë ose në Fier e ju them ndalojmë pak në Grabjan të shoh. Tani Grabjani është një fshat i ri fare, por nuk i mbaj mëri për të kaluarën, sepse ajo ishte e kaluar politike dhe ata s’më kanë asnjë faj.”

 

Në përfundim të internimit ai u rikthye në Tiranë më 1990, dhe rinisi jetën e tij artistike. Përmes ironisë deri në grotesk në pikturat dhe librat e tij, Lekë Tasi u bën thirrje të rinjve të njihen me të shkuarën.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re