Kryeministri Edi Rama thotë se është krenar për legjislacionin që Shqipëria ka për minoritetin. Në fjalën e tij në aktivitetin me rastin e nisjes se Censit të Popullsisë dhe Banesave, kreu i qeverisë u shpreh se askush nuk mund t’i japë leksione Shqipërisë sa i takon çështjes së minoriteteve, pasi ata trajtohen njësoj si qytetarët e tjerë.

“Unë jam krenar për shumë gjëra për Shqipërinë, por një nga gjerat që më bën krenar është që Shqipëria ka legjislacionin më të avancuar evropian. Pra është në kategorinë e parë në vendet e BE.

Legjislacionin e ri për minoritetin e kemi bërë pa na i kërkuar njeri. Donim të bënim legjislacion optimal rrezatues.

Jem krenar për mënyrën si Shqipëria i ka integruar dhe i trajton minoritetet. Nëse ka probleme për dikë apo për disa në një komunitet me etni tjetër janë probleme që janë njësoj me komunitetet me etni shqiptare, nuk ka asgjë të ndryshme. Nuk ka një minoritar që të ngrihet dhe të thotë që unë kam një problem që lidhet me faktin që jam me etni tjetër.

Prandaj ne e dimë shumë mirë që ka në çdo aspekt gjera për të përmirësuar, edhe për minoritetet, por jemi në një pozitë ku mund të themi që leksione për minoritetet Shqipërisë nuk i jep dot askush zero”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re